E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta në Ukrainë/ SHBA akuzon Korenë e Veriut: Furnizon fshehurazi Rusinë me predha artilerie

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Korenë e Veriut për furnizimin e fshehtë të Rusisë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie për përdorim në luftën me Ukrainën ndërsa kjo e fundit përpiqet të fshehë dërgesat duke bërë të duket sikur municioni po dërgohet në vendet e Lindjes së Mesme ose të Veriut.

Koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimet strategjike tha se dërgesat e fshehta të Koresë së Veriut së bashku me dronët dhe armët e tjera që Rusia ka blerë nga Irani janë dëshmi të furnizimit të kësaj të fundit pasi arsenalet e artilerisë konvencionale të Moskës janë pakësuar gjatë tetë muajve luftime me Ukrainën. 

“Në shtator, DPRK mohoi publikisht se kishte për qëllim t’i jepte municion Rusisë. Sidoqoftë, informacionet tona tregojnë se DPRK-ja po furnizon fshehurazi luftën e Rusisë në Ukrainë me një numër të konsiderueshëm predhash artilerie, ndërsa errëson destinacionin e vërtetë të dërgesave të armëve duke u përpjekur ta bëjë të duket sikur ato po dërgohen në vendet e Mesme. Afrikën Lindore apo Veriore”, tha John Kirby në një deklaratë për CNN ndërsa shton se ” SHBA do të vazhdojë të monitorojë nëse këto dërgesa janë pranuar,” tha Kirby. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›