E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta për mbijetesë, kush zbret në të Parën?

ASA- Katër ekipe, tri prej tyre të ardhura nga Kategoria e Parë: Apolonia (vendi 12), Luftëtari (11), Kastrioti (9) dhe Shkumbini (10), prej gati 12 sezonesh në Kategorinë maksimale të futbollit shqiptar, konsiderohen jo vetëm nga ekspertët si favoritët kryesorë për të rënë një kategori më poshtë, kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga përfundimi i sezonit. Lufta për t'i shpërtuar dy vendeve të fundit është e ashpër, dhe në to ka disa kalkulime.
Java e 27 i vendos këto katër ekipet që renditen nga vendi 9-12 përballë njëri-tjetrit në luftën për mbijetesë, ku në vështrim të parë duket se favorizohen ekipet vendase.
Shkumbini, i drejtuar nga një "dhelpër" e bankinave si Faruk Sejdini, vjen nga një fitore dominuese me Luftëtarin (1-3) në Gjirokastër, pret në shtëpi Kastriotin. Krutanët me pikën e marrë ndaj një kundërshtari të madh si Tirana (1-1) kanë vetëm një pikë më shumë se peqinasit.
Një fitore e radhës e skuadrës peqinase (tre fitore në katër ndeshjet e fundit, përfshirë edhe ato me Vllazninë e Tiranën) do të sillte këmbimin e vendeve në tabelën e renditjes duke i spostuar formacionin e trajnerit të rikthyer Ramadan Ndreu një vend më poshtë.
Në dy takimet e para, Shkumbini barazoi 0-0 fazën e parë në Krujë (java 3), ndërsa në të dytën Shkumbini humbi 1-2 në fushën asnjanjëse të Lushnjës.
Edhe takimi Apolonia – Luftëtari është një sfidë tërheqëse, jo vetëm pasi është një takim midis dy rivaleve që mbërritën nga Kategoria e Parë.
Dy takimet direkt sezonalë prodhuan një fitore (1-0) të gjirokastritëve në fazën e parë (java e 4) dhe një barazim (0-0) në të dytin në "Loni Papuciu". Për Apoloninë me 19 pikë në 27 takime dhe 6 humbje në fushën e saj bëhet fjalë për mundësinë e fundit të mbijetësës në Kategorinë Superiore.
Luftëtari, që vjen në takimin me fierakët pas pesë humbjes rresht, ka pësuar 12 humbje në transfertë dhe është i vetmi ekip i Supërligës që nuk ka mundur të fitojë asnjë takim jashtë Gjirokastrës.
Situata e Luftëtarit rëndohet akoma më shumë kur në javën e 29 do të luajë në transfertë me Kastriotin dhe në të 29 do të luajë në shtëpi me Flamurtarin pa mbështetjen e tifozerisë, një faktor përcaktues i ecurisë së deritanishme të Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite nga 12 pikët e mundshme ka mundur të marrë vetëm një pikë në fazën e tretë dhe, parë në këtë vështrim statistikor, Apolonia e trajnerit Andrea Marko ndihet më e favorizuar në shtëpi.

Renditja aktuale e katër ekipeve pas 26 javëve kampionat
9.Kastrioti 25 6 8 12 24-38 26
10.Shkumbini 25 7 4 15 27-38 25
10.Luftëtari 25 6 5 15 16-32 23
12.Apolonia 25 5 4 17 25-47 19
Kalendari i Kastriotit
Java 27: Shkumbini - Kastrioti
Java 28: Kastrioti - Luftëtari
Java 29: Apolonia - Kastrioti
Java 30: Flamurtari - Kastrioti
Java 31: Kastrioti - Elbasani
Java 32: Dinamo - Kastrioti
Java 33: Kastrioti - Besa
Kalendari i Shkumbinit
Java 27: Shkumbini - Kastrioti
Java 28: Flamurtari - Shkumbini
Java 29: Shkumbini - Elbasani
Java 30: Dinamo - Shkumbini
Java 31: Shkumbini - Besa
Java 32: Partizani - Shkumbini
Java 33: Shkumbini - Teuta
Kalendari i Luftëtarit
Java 27: Apolonia - Luftëtari
Java 28: Kastrioti - Luftëtari
Java 29: Luftëtari - Flamurtari
Java 30: Elbasani - Luftëtari
Java 31: Luftëtari - Dinamo
Java 32: Besa - Luftëtari
Java 33: Luftëtari - Partizani
Kalendari i Apolonisë
Java 27: Apolonia-Luftëtari
Java 28: Partizani - Apolonia
Java 29: Apolonia - Kastrioti
Java 30: Teuta - Apolonia
Java 31: Apolonia - Flamurtari
Java 32: Vllaznia - Apolonia
Java 33: Apolonia - Elbasani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›