E Diel, 1 Nëntor 2026

Champions flet anglisht, UEFA, spanjisht - ( VIDEO )

ASA- Nëse Anglia coi tri ekipe në gjysmëfinalet e Ligës së Kamipioneve : Mancester Junaitid, Celsi e Liverpuli (i katërti Milani i Italisë), në gjysmëfinalet e Kupës UEFA është Spanja që përbën trion gjysmëfinaliste: Osasuna, Sevilja dhe Espanjol, të plotësuar nga Verderi gjerman. Tim Borovski shënoi i pari për gjermanët Verder Bremen në minutën e 16, ndërkohë që gjashtëmbëdhjetë minuta më pas, Musa Dembele me një goditje nga 25 metra barazoi (1-1) për holandezët e Alkmaar. Pa kaluar as pesë minuta, Miroslav Kloze realizoi golin e dytë për të zotët e shtëpisë të drejtuar nga trajneri Tomas Shaf. Në pjesën e dytë, në të 62', Kloze shënoi me kokë golin e tretë për Verder. Diego shënoi golin e katërt në minutën e 82. Sevilja me Totenhemin në Angli 2-2. Autogoli i Stid Melbrank në minutën e 3 duket se mbylli dhe takimin, kur në të parin Sevilja kishte fituar 2-0. Pesë minuta më pas, ishte Frederik Kanute që dukej se mbylli llogaritë e këtij cifti, pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 4-1 në të mirë të spanjollëve. Totenhemi reagoi dhe brenda dy minutave: 66 dhe 67 shënoi dy gola respektivisht me anë të Defoe dhe Lenon. Në takimin Osasuna-Bajer Leverkuzen, kur në të parin rezultati kishte përfunduar në 0-3 për ekipin spanjoll, gjërat në sfidën e dytë folën për skuadrën spanjolle, kur dhe rezultati i 90 minutave u fiksua në 1-0 me golin e Huanly (62'). Espanjoli mbërriti në takimin me Benfikën në Lisbonë me avantazhin e një goli falë rezultatit të ndeshjes së parë 3-2. Takimi u mbyll 0-0 që solli dhe kualifikimin e spanjollëve. Rezultatet e cerekfinaleve Verder-AZ Alkmaar 4-1 (0-0) Osasuna-Bajer L. 1-0 (3-0) Totenhem-Sevilja 2-2 (1-2) Benfika-Espanjol 0-0 (2-3) Gjysmëfinalistët Verder (Gjermani), Osasuna (Spanjë), Sevilja (Spanjë), Espanjol (Portugali) Osasuna - Bayer 1-0
UEFA Cup - Osasuna vs Leverkusen (1-0)
Verder-AZ Alkmaar 4-1
UEFA - Werder Bremen vs AZ Alkmaar (4-1)
Totenhem - Sevilja 2-2
UEFA Cup - Tottenham vs Sevilla (2-2)
Uploaded by charlatecnica

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›