“Lufta po vjen në Rusi”/ Tjetër sulm ndaj Moskës, Kryebashkiaku: Kievi fajtor, rrëzuam disa dronë

Një tjetër sulm është ndërmarrë nga Ukraina drejt Moskës. Kryebashkiaku Sergei Sobyanin deklaroi se mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar disa dronë që synonin rajonin e Moskës.
Sobyanin tha në një postim në Telegram se nuk ishte raportuar asnjë lëndim.
“Fasada e katit të 21-të është dëmtuar. U thye xhamat prej 150 metrash katrorë”, tha ai.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes ajrore në distriktet Odintsovo dhe Narofominsk pranë Moskës, ndërsa një i tretë u bllokua dhe u rrëzua në kryeqytet. Ministria fajësoi Kievin për sulmet ndërsa Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll përkohësisht.
Sulmet vijnë dy ditë pasi presidenti ukrainas Volodymr Zelensky tha se lufta ishte drejtuar në Rusi.
“Gradualisht, lufta po kthehet në territorin e Rusisë, në qendrat e saj simbolike dhe bazat ushtarake. Ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”, ka thënë Zelensky.
Sulmet e së martës shënojnë të paktën herën e pestë që mjetet ajrore pa pilot kanë arritur në kryeqytetin rus që nga maji kur dy dronë ranë mbi Kremlin.
Sulmi ndaj Moskës erdhi pasi Rusia nisi sulmin e saj me dron, në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, duke plagosur një person.
“Dy kate të një konvikti u shkatërruan dhe u dogjën pasi Rusia synonte zonat “me popullsi të dendur” të qytetit verilindor”, tha kryetari i bashkisë, Ihor Terekhov, duke shtuar se tre shpërthime ishin dëgjuar në qytet, raporton BBC.
/rtsh.al/