Vala e të nxehtit godet edhe Japoninë

Edhe Japonia është përfshirë nga tempraturat e larta. Vendi aziatik po përjeton prej disa ditësh një nxhetësi përvëluese, ndërsa temrometri i kaloi 37 gradë Celsius në disa qytete.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se presioni i lartë atmosferik është arsyeja që temperaturat kanë vazhduar të rriten.
Të dielën në orën 11:00 , temperatura arriti në 37.7 gradë në qytetin Hatoyama, 35.1 gradë në Tokion qendrore, dhe 37.1 në prefekturën e Fukushimës.
Zyrtarët e Agjencisë Meteorologjike dhe Ministrisë së Mjedisit paralajmërojnë se rreziku që njerëzit të preken nga nxehtësia është jashtëzakonisht i lartë.
Ata kanë lëshuar alarme për goditje nga temperaturat e larta për Tokion, Kioton dhe 17 prefektura të tjera.
Zyrtarët e motit thanë se temperaturat e larta ka të ngjarë të vazhdojë deri të premten në zonat nga Japonia veriore në atë perëndimore.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /