E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta tregtare Kroacia kerkon te penalizoje Shqiperine


Një propozim i Kroacisë në negociatat tregtare mes vendeve të BE-së dhe atyre të rajonit, mund të nxjerrë jashtë loje eksportet shqiptare.

Propozimi rrit gati me dy herë kufirin për vlerën që prodhuesit shqiptar duhet t'u shtojnë produkteve në vend në mënyrë që të marrin certifikatën e origjinës.

"Kroacia ka bërë një propozim që Shqipërisë t'i rritet kuota nga 47 në 75 përqind. E gjithë kjo nxjerr jashtë loje gjithë këto biznese dhe nuk u jep më mundësi për të eksportuar as si fason, por as si 'Made in Albania'", thotë eksportuesja Donika Mici.

Për shkak se pjesa dërrmuese e eksporteve shqiptare bazohen tek lënda e parë nga jashtë dhe vlera që shtohet në vend është e ulët, ky propozim mund të bllokojë tregun e huaj për mallrat shqiptarë, pasi pa certifikatën e origjinës, ato taksohen në doganat e BE-së

"Deri më sot është 47 përqind vlera që duhet të kërkuar brenda vendit për të marrë origjinën e mallit. Me origjinën e mallit ne arrijmë të jemi konkurrues në treg", thotë Mici.

Flamur Hoxha, president i Dhomës Kombëtare të Veshjeve thotë se kjo mund të jetë fatale për biznesin eksportues.

Por ekspertët e Ministrisë së Ekonomisë thonë se cdo shtet ka të drejtë të bëjë propozimet e veta, por kjo sdo të thotë se ato miratohen automatikisht. Sipas tyre, biznesi shqiptar vetë ka qenë pak i përfshirë në proceset e negociatave për të mbrojtur interesat e tij edhe pse Ministria e Ekonomisë i ka kërkuar disa herë shoqatave të sipërmarrjes të paraqesin propozimet e tyre. Vendimi për kuotat e reja pritet të merret në nëntor.    

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Kursi, leku humbet terren në shtator
Monedha shqiptare humbi 0.4 për qind të vlerës së vet kundrejt euros dhe 4.6 për qind kundrejt dollarit amerikan gjatë muajit shtator, një performancë kjo më pak negative se sa është vërejtur gjatë muajve shtator të viteve të shkuara. Sfida e Shqipërisë, t’i shpëtojë krizës greke
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim vëren se Shqipëria e ka kaluar “relativisht mirë” fazën e parë të krizës ekonomike që filloi në shtator 2008, por se tani, sfida më e madhe e vendit tonë është që t’i shpëtojë efekteve anësore që mund të vijnë nga kriza greke.
Biznesi: Të zgjidhet kriza politike
Nje pjese e biznesit te grupuar rreth shoqates 'Biznes Albania' ka adresuar kritika te teper te forta tek poltika shqiptare e cila eshte zhytur ne krize. Luan Bregasi, presidenti i 'Biznes Albania' tha,se klima e rënduar po rrënon sipërmarrësit dhe kerkon zgjidhje urgjente te situates. Enti Rregullator po shqyrton kërkesat e kompanive CEZ, KESH dhe OST
Enti Rregullator i Energjisë është duke përjetuar një situatë tepër delikate, pasi të tria kompanitë, CEZ, KESH dhe OST kanë kërkuar rritje të çmimit. PS: Ulni taksat e karburanteve
Partia Socialiste i propozoi qeverisë të ulë taksat mbi karburantet për të lehtësuar buxhetet e familjarëve të goditur nga kriza.

Lajmet kryesore

Arvizu: Faleminderit shqiptarëve
Shqipëri-SHBA, 20 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve
Zhduket një tjetër i kërkuar
Fillon zyrtarisht regjistrimi
Falimentojnë familjet greke

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›