Përralla e Bethany-it për peshkaqenin

Kjo është historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e një adoleshenteje me një të ardhme të ndritur në sportin e sërfit, deri ditën kur u sulmua nga një peshkaqen dhe humbi krahun e saj.
Edhe pse është në spital dhe në buzë të vdekjes, ajo kurrë nuk e humbi besimin te feja dhe me një kurajë të jashtëzakonshme bëri të pamundurën për të ndjekur ëndrrën për t’u shpallur kampione.
Pra, pa bërë ndonjë gabim, “Soul Surfer” është një film që flet më shumë për besimin në fenë e krishtere. Kisha në këtë film është diçka që i jep fuqi të jashtëzakonshme, pasi që filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë. Personazhi kryesor është Bethany Hamilton, e cila që në moshën 13 vjeçare merr pjesë në gara të sërfingut në Hawaii, por në vitin 2033 ajo e humb një dorë për shkak se e kafshon peshkaqeni. Mirëpo, besimi i madh e kthen atë në dritën e kurajës për jetë. Ajo është një portret shpirtëror, atlete e qetë, një adhuruese e madhe e filmit, një heroinë me një fytyrë të patrembur që tmerron çdo kë në sfidat që i dalin përpara.
Pas skenave që na njoftojnë me karakter, përfshirë këtu edhe prindërit e Bethany-s që merren me sërfing (rolet e tyre i luajnë Dennis Quaid dhe Helen Hunt), Bethany (Ana Sophia Robb), por ajo sulmohet nga peshkaqeni duke iu refuzuar kështu pjesëmarrja në garë. Pavarësisht luftës së mjekëve, ajo nuk arrin të mbajë dorën, kështu që mjekët detyrohen t’ia amputojnë atë.
Nga këtu ajo fillon një punë tjetër - Humanizmin. Aty në karrigen e saj ajo ndihmon viktimat e cunamit dhe bëhet vullnetare në një kishë, përderisa merr pjesë edhe në ekspedita të ndryshme kishtare. Hunt dhe Quaid e shohin praninë e saj si të çuditshme. Aty nuk është një këngëtare e muzikës si Carrie Underëood, por një gjë e dëshmon – besimin e devotshëm dhe humanizmin e saj.
Filmi ka sekuenca interesante që fillojnë nga sërfingu, pastaj regjisori Sean McNamara vazhdon punën duke treguar bukuritë tropikale. Robb bën apel të Bethany që plagën e saj ta shndërrojë në dashuri për të tjerët.
Eh...krejt këtë ajo e arrin pasi që e takon Hamiltonin, i cili ia fut asaj në mendje besimin në Jezusin, zërin e të cilit ajo e dëgjon dhe inspirohet për të bërë një jetë edhe më të bukur, jo vetëm për besimin, por edhe për humanizmin.
SOUL SURFER
Regjia: Sean McNamara; skenari: Sean McNamara, Deborah Schwartz, Douglas Schwartz dhe Michael Berk, bazuar në librin e Bethany Hamilton, Sheryl Berk dhe Rick Bundschuh dhe në dokumentarin e Sean McNamara; drejtor i fotografisë: John Leonetti; montazha: Jeff Canavan; dizajnuar: Rusty Smith; kostumet: Kathe James; producentë: Sean McNamara, Schëartz, David Brookëell, Roy (Dutch) Hofstetter dhe David Zelon; Distributor: TriStar dhe Film District. Kohëzgjatja: 1 orë 46 minuta.
Aktorë: AnnaSophia Robb (Bethany Hamilton), Dennis Quaid (Tom Hamilton), Helen Hunt (Cheri Hamilton), Carrie Underwood (Sarah Hill), Kevin Sorbo (Holt Blanchard), Lorraine Nicholson (Alana Blanchard), Jeremy Sumpter (Byron), Ross Thomas (Noah Hamilton), Sonya Balmores Chung (Malina Birch) dhe Chris Brochu (Timmy).