E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftanijet ruse të gatshme të veprojnë në rast përshkallëzimi të ngjarjeve në Siri

MOSKË - Luftanijet ruse që ndodhen në Mesdhe janë të gatshme të reagojnë në rast përshkallëzimi të konfliktit në Siri, deklaroi sot një burim ushtarak rus, ndërkohë që vendet perëndimore përgatiten për një ndërhyrje të mundshme kundër Damaskut. 

"Për momentin, vlerësojmë se prania jonë në lindje të Mesdheut është e mjaftueshme për përmbushjen e misioneve tona. Nëse do të jetë e nevojshme, luftanijet dhe nëndetëset do të ndikojnë në situatën ushtarake", u shpreh për agjencinë "Interfax" një burim i afërt me shtabin e përgjithshëm të forcave ushtarake ruse. 

"Jemi të gatshëm të zgjidhim problemet që mund të dalin. Për këtë arsye, do të ketë së shpejti ndryshime për sa i përket grupit të luftanijeve për t'iu përgjigjur më mirë evoluimit të ngjarjeve", citon më tej burimi.
(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›