E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Luftë” botox-it kontrabandë, policia kontrollon 30 klinika, arrestohen tre administratorë

Tre administratorë të klinikave estetetike që përdornin botox kontrabandë për tua injektuar klientëve të tyre ranë në prangat e policisë.

Bëhet fjalë për Xhuljana Mahmutin dhe Deisa Shehajn, administratore të qendrave estetike dhe Mildon Kumaraku që dyshohet si personi që i furnizonte klinikat me lëndën, “Botulinum toxin” që njihet gjerësisht si Botox.

Policia e Shtetit pasi ushtroi kontrolle konstatoi paligjshmëri në 30 klinika estetike.

Nga kontrollet dhe verifikimet në këto subjekte rezultoi se administratorët e tyre nuk deklaronin në organet tatimor, të ardhurat që përfitonin nga injektimi i botox-it te pacientët.

Ndërkohë, policia e shtetit bëri sekuestrimin e mijëra shisheve me botox, ndërsa vuri nën hetim në gjendje të lirë edhe gjashtë persona të tjerë.

Megjithatë, policia dështoi të arrestojë 3 të tjerë që dyshohen si të përfshirë në aktivitetin kriminal.

Në bashkëpunim ata akuzohen për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencuara dhe me veprimtarinë doganore” dhe Fshehje të ardhurash./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›