Luftë e hapur apo e fshehtë ndaj Sirisë dhe Iranit?
Kandidatët kryesorë republikanë për President të Amerikës ishin çuditërisht tё hapur me premtimet e tyre; në debatin e fundjavës së kaluar për luftëra të fshehta kundër Iranit, madje edhe vrasjen e shkencëtarëve të tij. Ndoshta kjo është një shenjë, që nënkupton se të huajt nuk i marrin shumë seriozisht politikat dhe strategjitë amerikane, por bisedat ngacmuese mezi kanë krijuar një pllaquritje në këtë pjesë të botës. Ndoshta “mendja cinike”, e Lindjes se Mesme, beson se lufta e fshehtë tashmë ka filluar, me Mosadin e Izraelit nё kryerje tё operacioneve vdekjeprurëse, qё republikanët e këtij lloji, tё cilët po i “gërthasin” CIA-t për ta miratuar. Rreziku qëndron këtu; nëse pala tjetër mendon se konflikti ka filluar, ato do të ndjehen të detyruar të kundër përgjigjen, pse jo edhe tё hakmerren. Gjuha e përdorur nga kandidatët Republikanë (GOP) na habiti tё gjithëve, duke marre parasysh se këto njerëz pretendojnë se aktivitetet e fshehta janë ato që nuk duhen biseduar kaq hapur, aq mё shumë gjatë debateve tё fushatës. Me biseda për “largimin” e shkencëtarëve iraniane, dukej sikur partia ju rikthye vitit 2006, duke ri-gjetur veten nën linjat e ashpra tё politikave tё Dick Cheney dhe ideologjisë neo-konservatore, që i kishte “rrethuar” edhe mё parё. Shkarkimi agresiv i linjës GOP bëri jehonë tё madhe, se Kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu, i cili në javët e fundit, sipas rrjedhjeve tё shtypit izraelit, ka argumentuar mundësinë për luftë. Sfera e republikanëve thotë gjëra të çuditshme në debate, por me befasuese ishte kur dëgjoje deklaratat e kandidatëve kryesor. Presidenti Obama tha se Mitt Romney duhet të kenë punuar “në një bazë të fshehtë, për të inkurajuar disidentët nё ketë mënyrë”. Herman Kain-i tha se ai do të “asistojë nё lëvizjen e opozitës në Iran, e cila është duke u përpjekur tё rrëzoje regjimin”. Newt Gingrich premtoi “operacione tё fshehta nё maksimum, përfshirë këtu edhe “heqjen qafe” tё shkencëtarëve të tyre, duke përfshirë kёtu edhe rrëzimin e sistemeve tё tyre. Të gjitha kёto tё kryera fshehurazi dhe të refuzuara nё tё njëjtën kohё”. Romney premtoi gjithashtu “aktivitete të fshehura” ndaj Sirisë, ndërsa Gingrich argumentoi përpjekjen “kryesisht të fshehtë” për rrëzimin e regjimit. Çfarë pjese tё fjalës e “fshehtë”, republikanët nuk arrijnë akoma ta kuptojnë? Cili do të ishte reagimi i SHBA-ve ndaj kërcënimeve të ngjashme publike kundër këtij vendi, nëse ata ishin politikanë iranianë apo sirianё? Këto lloj deklaratash janë edhe arsyeja qё askush në botë nuk e ka marrë CIA-s aq seriozisht, siç ndodhte një herё e një kohё. Aktivitetet që janë diskutuar tepër lehtë është normale të humbasin kredibilitetin e tyre. Këtu, në Gjirin Persik, shumë udhëheqës në (fshehtësi) mezi po presin qё Shtetet e Bashkuara (dhe ndoshta Izraelin pak mё shumë) ti japë një goditje Iranit, për aq kohë sa ata nuk do t’u duhet tё përballen me shpërthimin. Kjo është edhe rreziku i luftës sekrete, armiku mund të përgjigjet fshehurazi, atu ku se pret. Kjo është arsyeja pse vendet e Gjirit janë aq të shqetësuar në lidhje me lëvizjen e opozitës Shi’ite në Bahrein dhe qeverisë sё udhëhequr nga e Nouri al-Maliki në Irak. Ata e shohin atё , si armë në arsenalin e fshehtё të Iranit. Përtej bisedave rreth luftës, gjatё javëve të fundit, është mёse e qartë se konfrontimi mbi programin bërthamor të Iranit, është nё tё vërtetë “kriza e raketave kubane në lëvizje të ngadaltë”, duke përdorur fraza të paharrueshme tё profesorit Harvardit Graham Allison. Ose iranianët do tё bien dakord për ta ndaluar programin bërthamor, ose Perëndimi do ta shikojë dhe gjykojë Iranin si një shtet i armëve bërthamore. Alternativa e vetme do tё ishte përplasja midis tyre. Gjё që është pak a shumë e ngjashme me atë që Presidenti John F. Kennedy u përball në ngecjen e tetorit tё vitit 1962: Ai kërkoi një mënyrë për të përcjellë vendosmërinë e SHBA-pa u përballur me një luftë të menjëhershme. Gjeneralët e Pentagonit “ ulërinin” se Kennedy duhej të bombardonte bazat e raketave sovjetike në Kubë, në tё njëjtën mënyrë qё po eksitohen skifterët izraelite sot, për një fushatë bombardimesh kundër Iranit. Kennedy, me mençurinë mё tё madhe kuptoi se duhej tё kishte gjithçka ose asgjë; ai mund të vepronte nё tё njëjtën kohё me vazhdimësinë e pushtetit, në të cilën bombardimet do tё ishin hapi i fundit, jo i pari. Mundësia Kennedy meriton disa diskutime tani. Ai vendosi, kundër këshillës së këshilltarëve më të madhej, nё kthimin e Kubёs nё një “karantinë”, si synim parandalimin e fuqisë vepruese tё raketave bërthamore. Kjo ishte një hap i shkurtër drejt luftës (apo veprimeve vdekjeprurëse nё fshehtësi) dhe nё këtë mënyrë i krijoj mundësi sovjetikët për të manovruar. Ajo gjithashtu shmangi pasojat politike në të gjithë Amerikën Latine, që do tё vinin si rezultat i bombardimeve nё Kubё, i (ngjashëm me efektin destabilizues, që bombardimet kundrejt Irani do të shkaktonin për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin). Një karantinë e programit bërthamor të Iranit, mund të marrë forma të ndryshme, përgjatë një shkallë të shkallëzuar serioziteti. Duhet tё kërkohet zbatimi i rezolutave tё OKB-së, në mënyrë paqësore. Nëse kjo çështje do tё hartohej me mençuri, do të kishte mbështetjen e pjesës mё tё madhe tё aleateve Amerikanë. Nëse Amerika zgjedh me kujdes mjetet e saj përgjatë vazhdimit tё pushtetit, ajo padyshim do të vazhdojë (dhe ndoshta shtoj) aktivitetet e saj të fshehta kundër Iranit. Por ata do tё humbin ndikimin dhe arsyetimin e tyre, nëse ato bëhen një temë për debate (mendjelehtë) tё brendshme politike.