E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Statusi i vendit kandidat, mundësi para vjeshtës 2012

18-11-2011 / Gazeta 55

Ministrja e Integrimit përshëndet marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës

Marrëveshja e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, çka u vërtetua me votimet në seancën e fundit plenare, përbëjnë një hap përpara në marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian. Kështu u shpreh dje ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, duke deklaruar se Shqipëria mund të fitojë statusin edhe para vjeshtës së vitit të ardhshëm. “Vjeshta është kalendari i përcaktuar. Por, unë besoj që çdo zhvillim pozitiv në Kuvendin e Shqipërisë, është zhvillim pozitiv për çuarjen e vendit një hap më tej, drejt integrimit. Jo vetëm konstituimi i komisionit të reformës zgjedhore, jo vetëm ngritja e komisionit ad hoc përsa i përket ndryshimit të rregullores së parlamentit në përputhje me atë të parlamentit Evropian, gjithnjë nëse do ketë nevojë për t’u ndryshuar, por edhe votimi me konsistencë e ligjeve me 3/5 si dhe të gjitha ligjet e tjera që janë ligje që e përafrojnë vendin me standardet e Bashkimit Evropian, mund të bëjë një ndryshim të këtij rezultati, i cili në të vërtetë nuk ka qenë i dëshirueshëm dhe as i këndshëm për të gjithë ne, pra mohimi për dy vjet i marrjes së statusit të vendit kandidat, ndoshta edhe më parë se vjeshta e vitit të ardhshëm”- u shpreh ministrja Bregu. Politika e bllokuesit dhe e bojkotit nga opozita për dy vite resht, për ministren e Integrimit ka kushtëzuar marrjen e statusit të vendit kandidat. “Një nga kriteret kryesore të Brukselit, është pikërisht kriteri i Kopenhagenit, kriteri politik, i cili duhet plotësuar. Mungesa e plotësimit të këtij kriteri, bllokimi i parlamentit nga opozita na bëri që për dy vjet rresht të humbasim statusin e vendit kandidat në BE. Kjo do të thotë se nëse BE për dy vite radhazi ka dërguar gishtin për këtë situatë problematike, bojkot, mos votimi të ligjeve, të një ngërçi politik i cili rezultanten e tij e kishte pikërisht në faktin që opozita largohej nga parlamenti dhe nuk votonte, realizimi i këtij kushti, sigurisht që është hapi kryesor për ecjen përpara”- tha ministrija e Integrimit Evropian. Ministrja Bregu shpreson që lidershipi i Partisë Socialiste të ketë hequr dorë përfundimisht nga politikat bllokuese dhe se votimet në seancën e fundit plenare të jenë shenjë e një bashkëpunimi afatgjatë.   

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›