E Martë, 3 Nëntor 2026

Luftë e re? Shtuni: Shumë kazanë po ziejnë! Rreziku më i madh në Lindjen e Mesme

Eksperti për çështjet e sigurisë, Adrian Shtuni ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar alternativat e reagimit ndaj sulmit në Jordani ku mbetën të vrarë 3 ushtarë dhe u plagosën 34 të tjerë.

Duke folur për emisionin “3D”, Shtuni ka theksuar frika më e madhe e zgjerimit të konfliktit është në Lindjen e Mesme.

Ai vuri në dukje se SHBA ndodhet në momente shumë të rëndësishme pasi po shqyrton qëndrimin që do të mbajë ndaj situatës në Lindjen e Mesme.

“Frika është e lexueshme por edhe e kuptueshme. Nuk jam i sigurt që konflikti kryesor apo drejtimi nga ku mund të pritet një konflikt rajonal është Ukraina. Mendoj që ka shumë më tepër rrezik që të plasë në Lindjen e Mesme duke parë edhe atë që ndodhi dje në vrasjen e 3 ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e 34 të tjerëve në Jordani dhe janë momente goxha kritike dhe një farë ankthi edhe këtu në Uashington sepse janë duke u diskutuar alternativat e reagimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse kjo nuk ishte gjë e vogël”, u shpreh Shtuni.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›