“Luftë evazionit fiskal”, Rama: Për të rritur pensionet, na duhet të marrim më shumë sigurime

Kreu i qevrisë Edi Rama, nga Korça ku ka zhvilluar një takim me pensionistët, i bëri thirrje të gjitha bizneseve që të deklarojnë pagat reale në fund të vitit. Në të kundërt, tha kreu i qeverisë, do të përballen me pasoja penale pasi sipas tij kjo është vjedhje e pensioneve. Ai bëri me dije se të gjitha bizneset janë lajmëruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Shefi i qeverisë theksoi se është e rëndësishme të marrin më shumë sigurime për të bërë të mundur rritjen e pensioneve.
Rama: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka çuar një njoftim te të gjitha bizneset që të kenë parasysh në deklarimin e pagave që bëhet në fund të vitit, të mos vjedhin pensionistët, por të deklarojnë pagat reale. Nëse do të na vijnë deklarime që nuk janë në përputhje me realitetin, do t’iu kthehen mbrapsht dhe do t’i thuhet “rishikojeni dhe një herë”. Nëse nuk e bëjnë pasojat do të jenë penale jo vetëm civile. Këtu jemi në kushtet e evazionit dhe për ne është vjedhje e pensioneve. Ne besojmë që kjo do të na japë edhe më shumë të ardhura në skemë, por nuk do të them që kjo do ta plotësojë…por ama sa më shumë të marrim mbi këtë 1.3 mld, sepse e kemi hendekun 500 milionë sot me pensionet që kemi. Nëse duam të rrisim vit pas viti pensionet atëherë duhet të marrim më shumë sigurime dhe të shtojmë më shumë këtej, që volumi i përgjithshëm t’i përgjigjet trendit të rritjes.
Na është përforcuar bindja për dy gjëra. Me rritjen e jetëgjatësisë shohim rritjen e kohës përpara daljes në pension. Pra t’i japim kohë më shumë për të punuar. Ka pensionistë që marrim pesnion minimal sepse kanë vetëm 14 vjet sigurime. Ne do t’i japim mundësinë që të punojë dhe sigurimet shoqërore nga puna t’i derdhë në funksion të pensionit të vet. Tjetra është bonusi. Ne nuk e kemi akoma, por brenda një kohe të shkurtër do t’iu njoftojmë se si do të ndryshojë bonusi i fundvitit. Ndryshimi i bonusit të fundivitit është fillimi i këtij procesi të rishikimit të të gjithë procesit, hapave që ndjekim në raport me pensionistë edhe pensionet. Duam që duke filluar nga viti i ardhshëm skema të forcohet dhe të na ndihmojë të kemi pensione më të mira, por njëkohësht nga të ardhurat që vijnë nga rritja ekonomike një pjesë të shkojë te pensionistët./vizionplus.tv