E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë kundër Iranit që këtë vit?

Qytetaret e Izraelit pergatiten

A është lufta e pashmangshme? A jemi pak përpara nisjes së saj?

Në Izrael po shtohen sinjalet se shumë shpejt mund të ketë një sulm kundër objektivave bërthamorë të Iranit. Në kabinetin qeveritar, kryeministri Benjamin Netanjahu e ka bërë edhe njëherë të qartë se sa i madh është rreziku i një Irani bërthamor ndaj popullit izraelit. Irani nuk duhet lejuar që të ketë në pronësi bombën atomike, tha në mënyrë të prerë ai.

Times of Israel shkruan se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ehud Barak, Netanjahu është shumë pranë vendimit për sulmin.

Javët e shkuara përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes kanë bërë me dije se sistemi i mbrojtjes anti- raketë është vënë në gatishmëri. Gazeta pranë qeverisë Israel Hajorn bën me dije se udhëheqja në Teheran ka përshpejtuar punën për ndërtimin e një raketa-mbajtësi.

Popullsia e Izraelit është prej kohësh e përgatitur për një sulm ushtarak.

Të enjten qeveria ndërmori një operacion gjigand me SMS. Banorët kudo në vend brenda pak sekondash njoftohen për një sulm të mundshëm me raketa. Mijëra përdorues celularësh marrin njoftimin në gjuhën hebraike, në arabisht, anglisht dhe rusisht.

Qëllimi i këtij veprimi: nëse Izraeli ndërmerr sulme ndaj pozicioneve bërthamore iraniane, këta të fundit do të përgjigjen vetë, ose përmes Hezbollahut apo Hamasit. Ministri i Mbrojtjes, Barak, përllogarit se nëse ata sulmojnë në mënyrë të befasishme, nga ana e Izraelit do ketë rreth 500 viktima. Ushtarakët thonë se mund të jenë ndoshta më pak se 300 viktima.

Kaq është e mjaftueshme për shumë izraelitë që të nisin një fushatë në Facebook: Sa vlejnë 300 jetë njerëzish?. Një përgjigje është: 150 çifte.

Tani pyetja është nëse sulmi izraelit do të ndodhë përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit në SHBA.

Një sulm i Izraelit ndaj objektivave bërthamorë të Iranit do ishte një makth për Obamën.

Gazeta izraelite Jediot Achronot shkruan se Uashingtoni po bën gjithçka për të fituar më shumë kohë me diplomaci dhe sanksione.

Për më tepër, Arabia Saudite ka paralajmëruar se do të qëllojë avionët izraelitë nëse fluturojnë në drejtim të Iranit.

Por ka shumë kritikë që thonë se kjo rritje tensioni është artificiale pasi Izraeli nuk do e sulmojë Iranin pasi druhet se do të vendoset mes disa zjarreve.

Megjithatë: sipas një sondazhi të gazetës Maariv, 40 përqind e izraelitëve e pranojnë një sulm të vetë Izraelit ndaj Iranit, kurse 35 përqind kërkojnë që SHBA ti paraprijë betejës. Një komentator i gazetës thotë se kjo është një dritë jeshile për Netanjahun.

*Marrë nga BILD

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›