E Diel, 1 Nëntor 2026

Moisiu: Problemi i shtetësisë së drejtorit të SHISH, shqetësues (VIDEO)

Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, reagon lidhur me shtetësinë e drejtorit të SHISH, Visho Ajazi, pas lajmeve te publikuara ne media mbi shtetësinë e tij kanadeze, raporton Vizion Plus. Për Moisiun ky është një vendim jo në përputhje me interesat kombëtare.

Sipas ish-Presidentit te vendit, Shërbimit Informative Shtetëror i duhen njerëz që të sigurojnë pavarësinë e tij, sepse kjo ka qenë ajo çfarë i ka munguar më së shumti këtij institucioni.

Një ditë më parë gazetat publikuan lajmin se drejtori i SHISH Visho Ajazi mund të gëzojë edhe pasaporte kanadeze për shkak se ka jetuar 12 vjet në këtë shtet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›