E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë me pistoleta në mes të qytetit

Dy të rinj shkëmbejnë
zjarr në mes të qytetit
të Shijakut. Nuk ka pasur
të plagosur, po qytetarët
shijakas janë tronditur dhe
ruajtur nga plumbat që
shkëmbeheshin mes dy të
rinjve në afërsi të bashkisë
së qytetit të vogël. Policia
e Shijakut ka mundur të
identifi kojë dy "trimat" dhe
i ka shpallur në kërkim,
ndërsa ka nisur procedimin
penal ndaj tyre. Personat
e përfshirë në këtë prishje
të rendit e qetësisë publike
dhe kanosjes serioze
për vrasje ndaj njëri-tjetrit,
sipas burimeve zyrtare të
policisë, janë Alfred Calliku,
27 vjeç nga Shijaku dhe
Denis Kolgjini, 23 vjeç nga
fshati Xhafzotaj. Ngjarja
ndodhi rreth orës 11.00, në
lagjen "Erzen" të Shijakut,
në afërsi të bashkisë. Dy të
rinjtë kanë shkëmbyer zjarr
në drejtim të njëri-tjetrit me
armë të tipit pistoletë, po
pa shkaktuar dëme. Nga
veprimet e kryera në vendin
e ngjarjes në cilësinë e
provës materiale u sekuestruan
6 gëzhoja model
54 të kalibrit 7.62 mm, si
dhe u morën dëshmitë e
qytetarëve të pranishëm në
ngjarje. Policia bëri shpalljen
në kërkim të Callikut
dhe Kolgjinit dhe po punohet
për kapjen e tyre. Ndaj
tyre janë ngritur akuzat për
"kanosje serioze për vrasje",
"prishje të rendit e qetësisë
publike" dhe "mbajtjes pa
leje të armëve luftarake".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›