Zjarret, rreziku që nuk njeh kufi
Sipas ekspertëve të pyjeve,
kullotave dhe atyre të eliminimit
të zjarreve është plotësisht
e vërtetuar se në Shqipëri
rreth 80% e rasteve të zjarreve
në kullota e pyje janë zjarre të
qëllimshme që shkaktohen nga
persona që janë të interesuar për
përmirësimin e kullotave dhe largimin
e pasurive pyjore për t‘i hapur
rrugën ndërtimeve, ndërkohë që
ky tregues në Greqi dhe në vendet e
tjera të Bashkimit Evropian varion
nga 8 deri në 12%. Gjatë një tryeze
të rrumbullakët me temë "Zjarret,
rreziku që nuk njeh kufi j" të
mbajtur dje në Gjirokastër, prof. dr.
Mihallaq Kotro, tha se zjarret çdo
vit hanë mijëra hektarë pyje dhe
efektet e kësaj dukurie negative
pasqyrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në pasurinë pyjore, në
pejzash dhe në erozionin e tokave.
Studimet e Qendrës Kërkimore
të Zhvillimit Rural, mbështetur
drejtfinanciarisht
nga Delegacioni
Evropian dhe në bashkëpunim
të ngushtë me disa ndërmarrje të
shërbimit pyjor në disa rrethe të
jugut, janë përqendruar në menaxhimin
e rrezikut të zjarreve në
ekosistemet pyjore dhe livadhore
në zonën kufi tare mes Shqipërisë
dhe Greqisë dhe kanë përcaktuar
një varg masash preventivuese
dhe parandaluese të zjarreve dhe
pasojave të tyre shkatërruese.
Prof. As Vasillaq Mine dhe Prof.
Dr. Suleman Sula, pasi parashtruan
disa përshkrime të përgjithshme
rreth shkaqeve të zjarreve,
menaxhimin e zjarreve në zonat
e nxehta, sipërfaqet dhe rezervat
e mbrojtura natyrore, u ndalën në
kornizën ligjore mbështetëse, format
e bashkëpunimit ndërkufi tar
për eliminimin e zjarrit në pyje dhe
përmirësimin e skemave të parandalimit
dhe menaxhimit të rasteve
të zjarrit. Pjesëmarrësit në tryezën e
diskutimit për parandalimin e zjarreve
nënvizuan nevojën e pajisjes së
reparteve të eliminimit të zjarreve
me mjete teknike për ndërhyrje në
zona pa infrastrukturë rrugore në
mjedise të hapura në pyje, kullota
dhe sidomos vendosjen e hidrantëve
në zona të mbrojtura historike me
monumente kulturore sikurse është
qyteti-muze i Gjirokastrës i përfshirë
në listën e pasurive kulturore
botërore, ku aktualisht nuk ka një
sistem hidratesh për të eliminuar
zjarret nga kjo zonë me shkallë të
lartë rrezikshmërie.
kullotave dhe atyre të eliminimit
të zjarreve është plotësisht
e vërtetuar se në Shqipëri
rreth 80% e rasteve të zjarreve
në kullota e pyje janë zjarre të
qëllimshme që shkaktohen nga
persona që janë të interesuar për
përmirësimin e kullotave dhe largimin
e pasurive pyjore për t‘i hapur
rrugën ndërtimeve, ndërkohë që
ky tregues në Greqi dhe në vendet e
tjera të Bashkimit Evropian varion
nga 8 deri në 12%. Gjatë një tryeze
të rrumbullakët me temë "Zjarret,
rreziku që nuk njeh kufi j" të
mbajtur dje në Gjirokastër, prof. dr.
Mihallaq Kotro, tha se zjarret çdo
vit hanë mijëra hektarë pyje dhe
efektet e kësaj dukurie negative
pasqyrohen në mënyrë të drejtpërdrejtë në pasurinë pyjore, në
pejzash dhe në erozionin e tokave.
Studimet e Qendrës Kërkimore
të Zhvillimit Rural, mbështetur
drejtfinanciarisht
nga Delegacioni
Evropian dhe në bashkëpunim
të ngushtë me disa ndërmarrje të
shërbimit pyjor në disa rrethe të
jugut, janë përqendruar në menaxhimin
e rrezikut të zjarreve në
ekosistemet pyjore dhe livadhore
në zonën kufi tare mes Shqipërisë
dhe Greqisë dhe kanë përcaktuar
një varg masash preventivuese
dhe parandaluese të zjarreve dhe
pasojave të tyre shkatërruese.
Prof. As Vasillaq Mine dhe Prof.
Dr. Suleman Sula, pasi parashtruan
disa përshkrime të përgjithshme
rreth shkaqeve të zjarreve,
menaxhimin e zjarreve në zonat
e nxehta, sipërfaqet dhe rezervat
e mbrojtura natyrore, u ndalën në
kornizën ligjore mbështetëse, format
e bashkëpunimit ndërkufi tar
për eliminimin e zjarrit në pyje dhe
përmirësimin e skemave të parandalimit
dhe menaxhimit të rasteve
të zjarrit. Pjesëmarrësit në tryezën e
diskutimit për parandalimin e zjarreve
nënvizuan nevojën e pajisjes së
reparteve të eliminimit të zjarreve
me mjete teknike për ndërhyrje në
zona pa infrastrukturë rrugore në
mjedise të hapura në pyje, kullota
dhe sidomos vendosjen e hidrantëve
në zona të mbrojtura historike me
monumente kulturore sikurse është
qyteti-muze i Gjirokastrës i përfshirë
në listën e pasurive kulturore
botërore, ku aktualisht nuk ka një
sistem hidratesh për të eliminuar
zjarret nga kjo zonë me shkallë të
lartë rrezikshmërie.