E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte ne Sudanin e Jugut mbi 100 te vdekur

Më shumë se 100 të vdekur në dy ditë besohet se kanë shkaktuar luftimet midis rebelëve dhe forcave ushatareke të Sudanit të Jugut, raportoi BBC në mesditë.

Luftimet u regjistruan në ditën e mërkurë dhe të enjte. Nga bilanci total i viktimave, 39 janë konfirmuar si civilë.

Rebelët besnikë të George Athor prishën armëpushimin e vendosur me ushtrinë sudanezojugore përpara zgjedhjeve më parë gjatë muajit.

Sipas Athor, refendumi ku 99% e popullsisë votoi për krijimin e një shtetit të ri, duke u shkëputur nga Sudani, ishte i manipuluar.

36 ushtarë dhe rreth 30 rebelë janë vrarë në përleshje, duke e çuar numrin e viktimave në pothuajse 105.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›