E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftë te Besëlidhja për portën

BESËLIDHJA- Portieri maqedonas Ugrenovic është larguar përfundimisht nga skuadra lezhjane. Në konkurrencë për numrin 1 të katërkendëshit të Besëlidhjes janë Armend Jusufi ( i ardhur nga Shëndia e Tetovës) si dhe kuksiani Koci (i ardhur nga Kastrioti i Krujës). Grizha, Roshi, Prela, Mico e Alcani janë larguar përfundimisht nga Besëlidhja. Mesfushori i majtë Emin Balic po bind trajnerin Bajko në fazën përgatitore të Ohrit. Edhe mbrojtësi maqedonas Stojceku është fare pranë kontratës, po kështu edhe brazilianët Paulionio e Vilson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›