E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina të martën kundër Kickers Offenbach

Skuadra kryesuese e kampionatit të Kosovës, Prishtina, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën e Bundesliga 2, Kickers Offenbach. Ndeshja do të luhet të martën me fillim prej orës 20:00 në stadiumin e Ofenbachut dhe konsiderohet si një ndeshje tejet e rëndësishme për ekipin kosovar për të parë nivelin e tij në krahasim me një skuadër evropiane. Të dielën në mbrëmje Prishtina ka zhvilluar një tjetër ndeshje testuese me një formacion të futbollistëve shqiptarë që aktivizohen në diasporë (në ekipe amatore), ndeshje të cilën e ka fituar me rezultatin 5-2. Drejtuesit e skuadrës së Prishtinës po mundohen që të aranzhojnë edhe një tjetër ndeshje miqësore me një skuadër të Bundesligës, dhe megjithëse nuk thuhet asgjë zyrtarisht sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për skuadrën e Eintracht Frankfurt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›