Luftëtarët pro-ukrainas sulmojnë jugun e Rusisë, kapin rob ushtarët rusë

Trupat vullnetare ruse pro-Kiev dhe Legjioni për Lirinë e Rusisë i kanë bërë thirrje guvernatorit të Belgorodit që të takohet dhe të tërheqë ushtarët rusë të kapur rob.
Teksa luftimet po vazhdojnë në Rusinë e jugut pasi grupet e armatosura filluan sulmet, kur Moska akuzoi Ukrainën se ka dërguar grupe terroriste për të sulmuar në kufi.
Guvernatori i rajonit të rrethuar të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha sot se përleshjet shpërthyen përsëri në anën e tij të kufirit dhe pranoi për herë të parë se forcat pro-ukrainase kishin marrë robër rusë të luftës gjatë inkursioneve.
Ai tha se ishte gati për bisedime për të tërhequr robërit dhe u tha grupeve të armatosura se do t’i takonte për shkëmbim.
“Një grup sabotazhi ka hyrë në kufi. Ka luftime në Novaya Tavolzhanka [fshati kufitar]. Shpresoj se të gjithë do të shkatërrohen”, tha Gladkov.
Trupat vullnetare ruse pro-Kiev dhe Legjioni i Lirisë së Rusisë i bënë thirrje guvernatorit të Belgorodit që të takohej dhe të tërheqë ushtarët e robëruar.
“E vetmja gjë që më pengon të negocioj me ta janë djemtë tanë që janë në duart e tyre, ndoshta ata tashmë janë të vdekur”, tha Gladkov.
Ukraina ka bombarduar intensivisht vendbanimet ruse në kufi duke detyruar mijëra persona të largihen nga qendra e rajonit të Belgorodit, transmeton Al Jazeera.
Ushtria ruse më vonë pretendoi se zmbrapsi një “grup sabotues të terroristëve ukrainas” që kërkonin të kalonin kufirin pranë vendbanimit.
/rtsh.al/