E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Lufta/ Zelensky: 500 fëmijë ukrainas janë vrarë që prej fillimit të pushtimit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka vrarë të paktën 500 fëmijë ukrainas që kur filloi pushtimi rus më shumë se 15 muaj më parë.

Zelensky nxori të dhënat mbi vrasjet e fëmijëve disa orë pasi punonjësit e shpëtimit gjetën trupin e një vajze 2-vjeçare që vdiq si pasojë e sulmeve të fundit ruse.

Presidenti ukrainas ka theksuar se shumë nga fëmijët e të rinjtë që kanë humbur jetën që kur Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar, “mund të ishin bërë studiues të famshëm, artistë, kampionë sporti, që do të kontribuonin në historinë e Ukrainës”, transmeton Al Jazeera. 

Zelensky tha se ishte e pamundur të përcaktohet numri i saktë i fëmijëve që kanë rënë viktima për shkak të armiqësive në vazhdim dhe për shkak se disa zona janë nën pushtimin rus.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›