E Diel, 1 Nëntor 2026

Luftime të ashpra në Aleppo

Trupat opozitare siriane janë duke luftuar me forcat e sigurisë në qytetin verior të Aleppos.
 

Luftimet janë pjesë e një ofensive të re të rebelëve kundër forcave të regjimit, në qytetin më të madh sirian.
 

Deri më tani ka pasur raporte kontradiktore lidhur me luftimet. Grupi më i madh rebel në qytet, Brigada e Taëhidit, thotë se anëtarët e grupit kanë hyrë në lagjen Sheikh Maksoud, për të luftuar ushtarët pro-qeveritarë.
 

Por televizioni shtetëror sirian njofton se trupat qeveritare kanë nisur sulmet në zonat rebele në veri të Damaskut.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›