Kinë, ish-lideri komunist dëbohet nga partia

Ish-lideri komunist në Kinë, Bo Xilai, është përjashtuar nga Partia Komuniste dhe do të përballet me akuza kriminale.
Mediat shtetërore raportojnë se ai akuzohet për korrupsion, shpërdorim detyre, mitmarrje, etj.
Bo, i cili ka qenë shef i Partisë Komuniste në qytetin Chongqing, ka humbur pushtetin pas skandalit për vrasjen e biznesmenit britanik, Neil Heywood, në nëntor të vitit të kaluar.
Pekini po gjithashtu ka njoftuar se kongresi i partisë për zgjedhjen e liderëve të rinj do të mbahet më 8 nëntor.
Në kongres pritet që Hu Jintao të japë dorëheqje pas dhjetë vjetësh në krye të partisë dhe të zëvendësohet nga Xi Jinping.