E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lugina e Preshevës, Edita Tahirit: Bëja të ditur problemet tona Serbisë

Preshevë, 13 prill, NOA Kryenegociatorja e delegacionit kosovar në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka pritur një delegacion të përfaqësuesve shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Mësohet se anëtarët e tij i kanë parashtruar asaj disa probleme të popullatës së kësaj zone si liria e lëvizjes së lirë, problemi i tabelave të veturave, mospranimi i diplomave të Universitetit të Prishtinës si dhe dokumentet personale të lëshuara në Kosovë.

Znj.Edita Tahiri, na shpjegoi dhe ishte shumë e qartë se këto negociata do të jenë vetëm për çështje teknike mes dy shteteve dhe jo politike, ka pohuar kryesuesi i këtij delegacioni, Riza Halimi, lidhur me këtë takim.

Sipas tij, me Tahirin kemi këmbyer mendime për bisedimet me Beogradin dhe mundësisht të iniciohen edhe problemet teknike të lartpërmendura për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Pavarësisht se Halimi pranoi edhe faktin që problemet e grumbulluara në Preshevë janë probleme që duhet ti zgjidhë Beogradi me partnerin e vet, pra me autoritetin e pushtetit lokal në Luginë dhe jo Prishtina.

n.e/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›