E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luhet sot superndeshja Elbasani-Tirana

Elbasan - Kupa e Republikës do të zhvillojë sot ndeshjet e kthimit për çerekfinalet e saj. Padyshim ndeshja më e spikatur është ajo e “Ruzhdi Bizhutës” mes Elbasanit vendas dhe kryeqytetasve të Tiranës.

Ndeshja e parë në “Qemal stafa” ka përfunduar në barazim pa gola, 0-0. Kupa e Shqipërisë është objektivi i vetëm i elbasanasve për këtë sezon, duke patur parasysh që i kanë larë duart me kampionatin, megjithëse në organikë kanë futbollistë të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, Tirana kërkon të përmbushë objektivin e dytë, duke qenë se në kampionat ndodhet në krye të klasifikimit. Ekipi kryeqytetas i ka të gjithë futbollistët të gatshëm për këtë takim.

Klubi elbasanas ka marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i dhënë një dekor festiv stadiumit “Ruzhdi Bizhuta”. Përveç flamujve dhe simboleve të këtij ekipi, stadiumi pritet të jetë i mbushur nga një numër rekord shikuesish, të cilët do të mbështesin skuadrën e Elbasanit.

Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 14:30, dhe do të transmetohet nga paketa “Super Sport”.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja ekipeve.

Elbasani-Tirana (ora 14:30), Stadiumi “Ruzhdi Bizhuta”

Elbasani (4-4-2): Osmani; Dede, Karçev, Beqiri, Ahmataj; Hallaçi, Hyshmeri, Manglevski, Qorri; Xhafa, Pema.

Trajner: Faruk Sejdini

Tirana (4-4-2): Nallbani; Pezo, Dabulla, Lila, Abraham; Agolli, Devolli, Sefa, Muka; Xhafaj, Memelli.

Trajner: Agustin Kola

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›