E Diel, 1 Nëntor 2026

Vilareali shuan çdo iluzion të Panathinaikosit

Athinë - Vilareali ka shuar çdo iluzion të skuadrës së Panathinaikosit për të kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Skuadra spanjolle arriti të fitonte 2-1 në transfertën e vështirë të Athinës, ndërkohë që ndeshja e parë në Spanjë pati përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë e takimit u mbyll në barazim 0-0, duke shtuar shumë shpresat e grekëve për kualifikim.

Spanjollët kalojnë në avantazh menjëherë sapo fillon pjesa e dytë me anë të Ibagazas. Mantcios do të vendoste barazpeshën e plotë në minutën e 10-të pjesës së dytë. Golin e fitore dhe të kualifikimit për Vilarealin do ta shënonte Llorente në minutën e 25-të të pjesës së dytë.

Me këtë fitore të vështirë në transfertë Vilareali shkon për herë të parë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ndërsa, Panathinaikosi i jep fund këtu aventurës europiane për këtë vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›