Luhet sot superndeshja Tirana-Elbasani
Tiranë - Kryesuesit e Tiranës do të presin në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 21-të ekipin e Elbasanit. Skuadrat vijnë në këtë përballje nga pozicionë të ndryshme në tabelë. Tirana ndodhet në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Vllaznia e vendit të dytë. Elbasani nuk ndodhet aspak në një pozicion të denjë, duke u pozicionuar në vendin e tetë me 24 pikë.
Rivaliteti mes këtyre dy skuadrave është i madh këto vitet e fundit, ku gjithmonë ka mbizotëruar vendosmëria dhe karakteri në përballjet direkte. Tirana dhe Elbasani janë dy nga skuadrat që kanë në përbërjen e tyre elementët më cilësorë në kampioantin shqiptar. Takimi do të zhvillohet në orën 14:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”.