E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, metodë për mospushim nga puna

Tokio - Në Japoni shumë kompani, kanë nisur aplikimin e metodës "ndarje pune" me qëllim që të mos nxjerrin punonjës nga puna si pasojë e krizës ekonomike. Metoda që aplikohet edhe në disa vende të evropës, bazohet në ndarjen një pune në 2 ose 3 punëtorë me qëllim që të mos nxjerrin punëtorë nga puna. Me këtë zbatim, puntori punon më pak, fiton më pak por nuk mbetet pa punë.

Bëhet e ditur se kompanitë e njohura të Japonisë, e cila ka ekonominë e 2 më të madhe në botë, e kanë pëlqyer këtë metodë. Ekspertët thonë se Japonia është duke përparuar drejt stanjacionit ekonomik më të madh që nga Lufta e II Botërore. Në Japoni javët e shkuara me mijëra punëtorë u hoqën nga puna.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›