E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luis Enrique nuk kritikon ekipin

Trajneri i Romës, Luis Enrique ka hedhur poshtë zhgënjimin e ekipit të tij pas disfatës prej 2-1 nga Milani në San Siro, duke thënë se ata nuk kanë mundur të luajnë më mirë.

“Nuk kemi pasur probleme, nuk ka nevojë që të kritikoj ekipin. Ishte ndeshje e mirë. Ne pjesën e dytë, Ibrahimovic ishte vendimtar, por ne luajtëm me mundësitë maksimale”.

“Mendoj se dy qendërmbrojtësit tanë luajtën mirë, ndërsa Ibra ishte i vështirë për t`u mbajtur. Unë nuk jam i kënaqur me paraqitjen ne pjesën e parë. Pas pushimit, ne luajtëm mirë. Goli erdhi kur ishim në dominim maksimal. Të mos harrojmë se luajtëm ndaj liderëve të Serie A”, është shprehur Enrique.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›