Reali vazhdon heshtjen mediatike

Real Madridi ka vazhduar heshtjen mediatike edhe pas fitores prej 5-1 ndaj Racing Santanderit në Santiago Bernabeu.
Los Blancos shfaqën paraqitje fantastike ndaj Santanderit për të mbajtur distancën prej gjashtë pikësh ndaj Barcelonës, por as fitorja e thellë nuk mjaftoi që qëndrimi i mbretërve të ndryshonte.
As asistenti Aitor Karanka, i cili u ul në vendin e trajnerit për shkak të pezullimit të Jose Mourinhos, e asnjë prej lojtarëve e tjerë nuk ka dalë për t`u shprehur për rrjedhën e ndeshjes pas përfundimit të saj.
Për ndeshjen e radhës në udhëtim te Osasuna, Real Madridi ka të lirë trajnerin Jose Mourinho dhe mesfushorin Mesut Ozil, ndërsa i pezulluar mbetet Pepe.