Luiza Gega, e pesta në Europianin e atletikës

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Atletja Luiza Gega doli e pesta në europianin e atletikës me kohën 9.22.92.
Ky është rezultati më i mirë personal i sezonit për kampionen shqiptare.
Një garë shumë e fortë ajo e 3000 m me pengesa, në “Stadio Olimpico”, ku kampionia e Europës në fuqi, ka luftuar deri në metrat e fundit, për më tepër mes reshjeve të shiut.
Titulli i kampiones i shkoi francezes Finot, ndërsa në podium u ngjitën gjermania Krause dhe britanikja Bird.
Luiza Gega e mbylli në vendin e pestë pas kenianes që garon për Rumaninë, Rutto.
1 nga 10