E Enjte, 5 Nëntor 2026

Luiza Gega fiton një tjetër medalje të artë

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Luiza Gega ka fituar medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Me kohën 9:26:40, Gega dominoi garën, me një diferencë prej 20 sekondash nga ndjekësja më e afërt.

Tanimë Gega do të kërkojë të sigurojë edhe medaljen e artë në disiplinën e 5000 metrave, garë e cila zhvillohet të dielën.

Edhe një herë sportistja kampione shqiptare nderon flamurin kuqezi, me objektivin e qartë për të synuar një medalje në Lojërat Olimpike Paris 2024, që zhvillohen këtë verë në kryeqytetin francez.

Kështu, Luiza Gega vijon të shkruajë historinë e atletikës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Kujtojmë që atletja Luiza Gega është gjithashtu e kualifikuar me normë edhe për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›