E Enjte, 5 Nëntor 2026

Veliaj: Krenar teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Kryebashkiaku Erion Veliaj i cili ndodhet në Itali ka publikuar fotot nga përgatitjet e fundit për takimin e nesërm të kryeministrit Edi Ramën me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj shprehet se ndihet krenar kur dëgjon historitë e shqiptarëve të suksesshëm.

“Përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm me Edi Rama me sipërmarrësit shqiptarë të Lombardisë! Mbushesh me një krenari të jashtëzakonshme teksa dëgjon historitë e guximshme të shqiptarëve të suksesshëm që filluan nga zero e kanë kapur majat”, thekson Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›