E Martë, 3 Nëntor 2026

Luiza Xhuvani për Margarita Xhepën: E privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani e pranishme në homazhet në nder të ikonës së kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa u shpreh se kjo e fundit krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet.

Xhuvani theksoi se ndihet e privilegjuar që ka pasur fatin të rrugëtojë me Margarita Xhepën përgjatë jetës edhe profesionalisht.

“I gjithë rrugëtimi i adhurueshëm profesional i saj.  Krijoi imazhin e gruas në të gjitha dimensionet, si vajzë, si nënë, si motër, si kolege. Unë jam e privilegjuar që kam pasur fatin të rrugëtoj me të edhe profesionalisht. Rrugëtim i adhurueshëm. Nga eksperiencat më të bukura të bashkëpunimit me Margaritën”, shprehet aktorja Luiza Xhuvani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›