Lukaku i përgjigjet Ronaldos, Çelsi fiton

Çelsi është rikthyer tek fitorja në kampionat, pas atij barazimi 1-1 në transfertën me Liverpulin, duke mundur Aston Vilën me rezultatin 3-0. Një ndeshje ku shkëlqyen, më shumë se të tjerët, Lukaku me dopietë dhe Kovaçiç me asist dhe gol. Pikërisht në minutën e 15-të të takimit, mesfushori kroat jep një top magjik për sulmuesin belg, i cili nuk gabon. Në fillimin e pjesës së dytë, pikërisht në minutën e 49-të, ishte vetë Kovaçiç që arriti të gjejë rrugën e rrjetës, ndërsa në fundin e takimit është edhe njëherë Lukaku që shënon. Çelsi ruan kështu hapin e Junajtid, ndërsa Lukaku i përgjigjet Ronaldos me dopietë.
Fitore dhe për Mançester Sitin, qënë këtë javë ka triumfuar në fushën e vështirë të Leicester me rezultatin 1-0 falë golit të Bernardo Silvës në minutën e 62-të. Arsenalit i ka mjaftuar një gol i Aubameyang në pjesën e dytë për të marrë tri pikët përballë Noruiç. Totenhemi ka pësuar një humbje të rëndë, 0-3 në fushën e Crystal Palace. Kartoni i kuq i mbrojtësit të Spurs, Tanganga në minutën e 58-të ka kondicionuar vazhdimësinë dhe vendasit kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës me Zaha 75’ dhe Edouard(dopietë, 84’ dhe 90’).