Lukashenko sugjeron reforma të mundshme politike
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka sugjeruar që vendi i tij të zbatojë gradualisht reformat politike.
Agjencia shtetërore e lajmeve, Belta e ka cituar sot Lukashenkën të ketë thënë: “Ne jemi duke studiuar trende të caktuara të zhvillimit nëpër botë. Dhe sigurisht, ne do ta modernizojmë dhe përshtasim sistemin tonë politik”, ka thënë ai.
Lukashenko shtoi se reformat mund të fillojnë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, që pritet të mbahen në fund të këtij viti.