E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani ka ende kohë të konfrontimeve me SHBA-në

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, tha se Irani ka ende kohë për t`i dhënë fund konfrontimeve me SHBA-në dhe aleatët e saj, në lidhje me programin e tij bërthamor.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhej Karni, ka mohuar të thotë nëse Obama i ka shkruar letër lidershipit iranian, ku, siç raportohet, ka shprehur gatishmërinë e SHBA-së për bisedime me Iranin.

Por, zëdhënësi amerikan ka thënë se nëse Irani do t`i lehtësojë tensionet me Perëndimin, duhet t`i përfshijë edhe SHBA-në, edhe fuqitë e tjera të mëdha në bisedimet për aktivitetin e tij atomik.

SHBA dhe vendet e tjera druajnë se Teherani ka për qëllim krijimin e armëve bërthamore, akuza që hidhen poshtë nga Republika Islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›