E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lul Caka: Nuk jam aq trim

Intervistë ekskluzive e të tmerrshmit të Beratit, Lulëzim Caka. Akuzat, dyshimet e ngjarjet që i ndryshuan jetën. Përballja me vrasësin e nënës dhe të vërtetat e një të cilësuari si kapobandë

PEQIN – Padyshim që namin e ka shumë më të madh se shtatin Lul Caka. I shoqëruar minimalisht me tre punonjës policie, në prag të derës së njërës prej zyrave të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, shfaqet “i tmerrshmi” i Beratit. Ka një buzëqeshje mirësjelljeje në fytyrën që duket se nuk përcjell më dhembje a siklet nga shtrëngimi i prangave të duarve të lidhura pas kurrizit. Lul Caka pranon të flasë. Të dëshmojë të vërtetën e tij gjithsesi, për gjithçka i ka ndodhur në 10 vitet e fundit në jetë. Vetëm pak ditë pas identifikimit të tre personave që i rrëmbyen, dhunuan e ekzekutuan nënën e tij, ai dëshmon në një intervistë ekskluzive për gazetën “Korrieri”, për ngjarje të njëpasnjëshme të ndodhura në jetën e tij, ku dita më e keqe për të padyshim është pikërisht 1 korriku i 1999-ës, dita e masakrimit të nënës së tij. Natën e parë të arratisë nga qelitë e paraburgimit të Lushnjës, mbi varrin e saj ai bëri një betim... Për gjithçka ka ndodhur para dhe pas asaj nate, për të gjitha akuzat dhe dyshimet që kanë rënë në vite mbi të, për arratisjen e bujshme e rivendosjen në pranga, Lul Caka pranon të flasë ekskluzivisht për lexuesin e “Korrierit”.    

-Para disa ditësh, tre persona u identifikuan dhe iu dokumentua autorësia për ekzekutimin e nënës tënde. Ti më përpara kishe dyshime tek këta tre persona?

“Unë e ndjeja që diçka do të më ndodhte, por mendoja se do të më ndodhte mua, jo nënës. Unë kisha dyshime që nga transferimi im fizikisht nga Berati në drejtim të Komisariatit të Fierit. E dija që do të më ndodhte diçka, isha paralajmëruar, sepse transferimi im u bë në mënyrë të padrejtë, me urdhër të dikujt që unë nuk jam i dijshëm se kush ishte ky person”.

-Në fakt, nga se të vinte kjo parandjenjë, që do të ndodhte diçka e rëndë?

“Do të më ndodhte, sepse procedurat siç vazhdonin në Gjykatën e Beratit, me provat që kishte gjyqësori apo prokuroria, unë isha i pafajshëm dhe e pashë që po mundoheshin si e si që të më fajësonin me çdo kusht, sepse unë jam i pafajshëm edhe sot që jam këtu në këtë burg. Mënyra sesi e kanë artikuluar dosjen ata, edhe një njeri që s’merr vesh nga ligjet po ta lexojë mund t’i japë zgjidhje. Nuk kam qenë unë ai personi që ka vajtur dhe ka gjuajtur në drejtim të policisë, por policia më ka zënë pritë dhe për këtë kam fakte dhe prova që në ditët në vazhdim do t’i bëj publike”.

-Kur policia të ka zënë pritë, ti ke qëlluar?

“Jo”.

-Ti u plagose?

“Jam plagosur me katër plumba”.

-Kush të plagosi?

“Gani Malushi, Arben Frashëri, Ilir Ngresi e të tjerët pas tyre”.

-Ilir Ngresi më pas u vra?

“U vra edhe Ilir Ngresi, edhe Gani Malushi. Më kanë akuzuar edhe mua në mënyrë të padrejtë se ka pasur dorë Lul Caka në ekzekutimin e Ilir Ngresit, se kështu shkruante shtypi në atë kohë, që gjasme Lul Caka e la porosi nga burgu. Edhe në kohën që unë s’isha këtu, por isha i arrestuar në Itali, në mënyrë që të më ekstradonin me çdo kusht, thanë se Lul Caka ka vrarë Ilir Ngresin. Me kalimin e kohës më pas u tha se ka dhënë Luli urdhër nga burgu që të vritet Ilir Ngresi. Ilir Ngresi për mua ishte një kriminel në radhët e policisë, se jo të gjithë policët janë të inkriminuar, ka njerëz të mirë, të ndershëm sa të duash, por ka dhe njerëz që vuajnë për ego”.

-Në fakt, ti i kishe lënë njeriu porosi që ta zhduknin Ilir Ngresin?

“Jo, megjithëse ai ishte sjellë shumë keq me mua vetë dhe me familjarët e mi”.

-Ti e prisje arrestimin nga policia?

“Në fakt, katër ditë para se mua të më bëhej atentati (flet për arrestimin në Berat), mua më ka ardhur një person, që kishte dijeni se ishte vendosur që do t’i zihej pritë filanit, d.m.th mua, për eliminim fizik në atë kohë, si person problematik sipas atyre, siç iu interesonte atyre, sepse unë isha i krahut të djathë, ndërsa atë ishin të majtë. Sapo erdhën në pushtet filluan aksionet, filluan spastrimet dhe më erdhi një person quhet Kudret Zhuka dhe një person tjetër. Kur ishte marrë vendimi, ishin katër persona, ka qenë një drejtor institucioni atje, kanë qenë dhe dy-tre persona të tjerë. Edhe vjen i hipën makinës ai personi, pasi një nga ata dekonspiron, dhe vjen më thotë: “Lul, zhduku se këtu-këtu këtu muhabeti”. Arsyen “Pse” nuk e di saktë, sepse unë 45 ditë kisha që kisha marrë pafajësinë. Kisha 45 ditë që kisha dalë nga burgu si i pafajshëm për veprat penale që akuzohesha. Po arsyeja pse i thashë unë? Po, se ti akuzohesh që i ke dhënë deputet në favor të PD-së. Po çne unë? S’jam aq i aftë unë sa të marr njerëzimin me hu dhe t’i çoj të votojnë siç dua unë. Se ata shumë mirë që mund të thoshin se unë do të votoj për krahun e djathtë dhe atje kur shkon të votojë, e hedh ku i do qejfi atij.

Mirëpo me gjithë paralajmërimin, unë kam dalë nga shtëpia. E dija që do të më ndodhte diçka, por dola të porosisja ca rrugë zhavorr, se po ndërtoja një shtëpi dhe kur dal në rrugë të madhe, pashë që më kishin zënë pritë. Por prita e parë më lejoi. Në pritë të parë ka qenë një Arben Frashëri, mesa mbaj mend, kurse pritës së dytë i tha ai me radio, po vjen filani dhe 300 metra pa iu afruar postbllokut, unë jam gjendur nën breshërinë e plumbave. Jo një, por kanë qenë 100 policë. Duka, shoku im ngeli i vrarë, një bashkëfshatar në fa

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›