Kroacia trondit Gjermaninë

Gjermania ashtu si edhe në çerekfinalet e Kupës së Botës në 1998 është detyruar të dorëzohet përballë një Kroacie perfekte dhe spektakolare. Gjermanët e nisen si favoritë ndeshjen por e përfunduan në mënyrë shumë zhgënjyese. Treshja e sulmit Podolski-Klose-Gomesh ishte hija e vetvetes dhe vetëm i pari mund të quhet disi i shpëtuar për golin që rihapi për vetëm 10 minuta takimin. Në minutën 27-të ka qenë mbrojtësi i djathtë Sërna, i cili ka befasuar pas një krosimi nga e majta Jansenin duke i çuar në delir të gjithë tifozët kroat të pranishëm në Klagenfyrth. Kombëtarja e drejtuar nga Biliç edhe pse kaloi në avantazh vazhdoi të zhvillonte një lojë të bukur dhe me ritëm duke bërë që në fushë të shihej vetëm një skuadër. Kroacia tregoi edhe njëherë se kundër të mëdhave është krejtësisht një skuadër tjetër dhe debutimi 1-0 i dobët ndaj Austrisë nuk ka qenë aspak i vërtetë.
Në minutën e 17-të të pjesës se dytë ka qenë sërish Sërna që pas një goditjeje të fortë ka gjetur shtyllën dhe pasi topi është rikthyer sërish në lojë ka gjetur të përgjumur mbrojtjen gjermane e cila është ndëshkuar nga Oliç. Por dhjetë minuta përpara përfundimit autori i dy golave ndaj Polonisë, Lukas Podolski (goli i tretë në dy ndeshje) ka rihapur takimin me një të majtë të fuqishme. Por ai gol ka shërbyer vetëm për anën personale të sulmuesit pasi gjermanët kanë qenë të pafuqishëm për të gjetur golin e barazimit. Nga nervozizmi i tepërt në fundin e ndeshjes është ndëshkuar me kartonin e kuq edhe mesfushori Bastian Shvajnshtajger.
Tashmë Kroacia kryeson e vetme grupin B me gjashtë pikë, ndërsa Gjermania do të duhet të fitojë në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë për të siguruar kalimin për në çerekfinale. Por për gjermanët vendi i dytë në grup mund të sjellë një përballje ndaj Portugalisë që po gëzon një formë shumë të mirë.
SKEDA E NDESHJES
KROACI-GJERMANI 2-1
Kroacia: Pletikosa, Çorluka, R. Kovaç, Simuniç, Pranjiç, N. Kovaç, Srna (Leko 80’), Kranjçar (Knezheviç 85’), Modriç, Rakitiç, Oliç (Petriç 72’). Tr. Biliç
Gjermania: Leman, Lam, Mecelder, Mertezaker, Jansen (Odonkor 46’), Frings, Balak, Fric (Kuranji 82’), Podolski, Gomezh (Shvajnshtajger 65’), Kloze. Tr. Lëv
Shënues: 1-0 Srna 24’, 2-0 Oliç 62’, 2-1 Podolski; Të verdha: Srna, Simuniç, Leko, Modriç, Balak, Leman; Të kuqe: Shvajnshtajger; Shikues: 30 000; Gjyqtar: De Blekere (Belgjikë)