"Lule, Dashuri, Paqe", ekspozitë për 100 vjetorin nga fotografja greke

Na dhurohet një tufë lule në këtë prag 100 vjetori, si shenjë urimi, dashurie dhe nderimi ,nga fotografia greke Stamatina Kokinaki.
Në ekspozitën e saj "Lule, Dashuri, Paqe" organizuar në Muzeun Kombëtar, mesazhi që përcillet është bashkëpunimi i dy vendeve tona në njohjen e dy kulturave, nga lashtësia deri më sot. Midis luleve të Athinës ishin të fotografuara edhe lulet e vendit tonë, të gjitha të njëjta që nga koha e Aristotelit.
Një tufë lule për një urë bashkëpunimi, paqeje, falje, mirënjohjeje, respekti, fillimi të një jete të re, shpresë më të mirë, kohë më të bukur, mendim më të arsyeshëm dhe qëndrim më të drejtë.