E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 37 tone marijuane ne 24 ore

Një sasi e madhe drogë me destinacion Greqinë është sekuestruar nga policia e Gjirokastrës në 24 orët e fundit.

Drejtoria e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, në një deklaratë për shtyp ka dhënë detaje për operacionet antidrogë të 24 orëve të fundit gjatë të cilëve sipas zëdhënësit Ajet Ibro, u bë i mundur sekuestrimi i rreth 3,7 tonë kanabis sativa.

Sipas zëdhënësit të policisë së Gjirokastrës, në 5 operacione antidrogë të zhvilluar nga kjo polici u vunë në pranga 7 persona dhe u shpallëm në kërkim 4 persona të tjerë. Operacioni më i bujshëm ishte ai i sekuestrimit të 3,3 tonë drogë e llojit marijuanë mbrëmjen e djeshme në Kakavijë, brenda një autoboti që vinte nga Kruja me destinacion Greqinë, ndërsa u vu në pranga edhe drejtuesi i tij, Olsi Berhami, 31 vjeç.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›