Lulet në ushqim dhe pije, Lezha prezanton vlerat kulinare për sezonin
Lulet si pjesë e gatimit dhe pijeve! Kjo është risia që vjen nga Lezha për këtë sezon të ri turistik, ku është festuar dita e luleve. Pjesë e festimeve u bënë personalitete të politikës, jetës publike, artistë dhe qytetarë. Ata shijuan një ditë të veçantë, ndërsa shprehën mbresa për organizimin.
Promovimi i artit kulinar dhe produkteve rajonale është nxitur nga ideatori, Alfred Marku, i cili shpreson që ta kthejë në traditë këtë festë.
Aktiviteti u shndërrua në një promotor të vlerave turistike dhe kulinarisë së Lezhës.