E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulëzimi i "Zambakut të Prizrenit"

Emra të rinj e të vjetër, brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës do të jenë pjesëmarrës në festivalin tradicional “Zambaku i Prizrenit”, që këtë vit pritet të jetë më madhështor se vitet e kaluara.

Organizatorët festivalit kanë vendosur që ta rikthejnë atë  në ditët e tij më të mira.

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka shpallur fitues “Glob Median”, në tenderin për të organizuar festivalin tradicional “Zambaku i Prizrenit” dhe ka rritur buxhetin me 100 %, krahasuar me vitin e kaluar sa ishte buxheti prej 5 mijë eurove.Ndërsa, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë gjithashtu përkrahëse e festivalit.

“Zambaku i Prizrenit” pritet të mbahet në javën e fundit të muajit qershor në amfiteatër në “Shadërvan./Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›