E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha, leje ndërtimi për pallat brenda ambienteve të Asllan Rusit?

pallatiLulzim Basha vijon që të japë leje për ndërtime, shpesh herë duke shkelur ligjin dhe duke favorizuar njerëz pranë tij.

Së fundmi, në mënyrë skandaloze, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje për ndërtime brenda oborrit të të vetmit pallat sporti që ka Tiranë, Aslan Rusi”.

Kjo ka sjellë reagimin e kryetarit të Bordit të këtij institucioni, Viron Bezhani, sipas të cilit përfaqësuesit e firmës që po kryejnë punimet nuk kanë paraqitur dokumentacionin për të vërtetuar se kanë leje ndërtimi. Sipas Bezhanit, ajo që po ndodh me Asllan Rusin është e paligjshme, ndërsa ende nuk dihet se çfarë është vendosur të ndërtohet aty.

Bezhani akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë Inspektoriatin e Ndërtimit në Bashkinë e Tiranës, që në vend që të zbatojë ligjin, e shkel atë, duke lejuar një ndërtim të paligjshëm.

Me autoritetin e anëtarit të Këshillit Bashkiak, Bezhani premtoi se do ti hedhë në gjyq shkelësit e ligjit, që po cënojnë një objekt simbol të sportit shqiptar.

Sipas Bezhanit, njerëz të paidentifikuar janë duke bërë punime natën dhe madje kanë ushtruar dhunë ndaj një prej punonjësve të pallatit të sportit Asllan Rusi, që u ka kërkuar llogari atyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›