E Diel, 1 Nëntor 2026

Lumi Gjanica përmbyt sërish Fierin, nën ujë disa banesa dhe biznese

25-01-2013 / Gazeta 55

Kryebashkiaku Baftjar Zeqo dëmton biznesin e vogël në Fier

Lumi Gjanica rrezikon sërish banorët e qytetit të Fierit. Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë bërë që lumi Gjanica të dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në qytet, ku një lagje e tërë është vënë nën pushtetin e ujit, ndërsa paraprakisht konfirmohet përmbytja e 30 banesave dhe disa bizneseve që gjenden në atë zonë. Përballë kësaj situate Shtabi i Emergjencave Civile Fier është vënë në gatishmëri të plotë për evakuimin e banorëve të zonës së përmbytur. Kjo është përmbytja e dytë brenda një harku kohor prej 6 ditësh në Fier, por e treta brenda dy muajve, ku vërshimi i Gjanicës shkaktoi dëme të konsiderueshme për banorët e zonave përreth lumit. Pas çdo reshje shiu në qytetit e Fierit, lumi Gjanica shkakton përmbytje biblike duke shkaktuar dëme të mëdha. Banorët e Fierit po largojnë  ujin dhe baltën për të tretën herë brenda 30 ditëve. Banorët janë të vetëm, pa mbështetjen e pushtetit vendor. Kryebashkiaku Baftjar Zeqo  justifikohet prej 15 vitesh që projektin thellimit dhe pastrimit e kam gati, ndërsa shpërdoron paratë e taksapaguesve të Fierit me ndërtimin e veprës infrastrukturore në Fier, “Europa Plaza”, që ka kushtuar qimet e kokës, ndërsa për pastrimin e shtratit të lumit Gjanica s’ka fonde. Lumi Gjanica që kalon mes përmes qytetit të Fierit për shkak të reshjeve të dendura, por dhe si pasojë e mos pastrimit të shtratit të lumit nga ana e Bashkisë Fier shpërthen sa herë   drejt kateve të para të pallateve duke përmbytur mbi dhjetëra dyqane të tregut industrial, e qindra shtëpi banimi. Dëmet e përllogaritura që shkaktohen sa herë ndaj komunitetit të biznesit të vogël në këtë zonë kapin sipas vlerësimeve të para shifrën e qindra milionëve lekë. Prej 15 vjetësh në lumin Gjanica  nuk është ndërhyrë për largimin e inerteve përgjatë shtratit duke bërë që përmbytjet të jenë të shpeshta veçanërisht në sezonin e reshjeve. Qytetit i Fierit hyn në listën historike të qyteteve të përmbytura për shkak të keqqeverisjes së pushtetit vendor, e për më shumë të qeverisura kryesisht nga administratorë socialistë.

 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›