E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lumturia, çelësi i jetëgjatësisë

Londër, 4 nëntor NOA - Me sa duket çelësi i jetëgjatësisë është lumturia.
Është rezultati i një studimi shkencor që tregon se tek ata persona që shprehen si më të lutur dhe janë realisht të tillë në jetën e tyre, rreziku i vdekshmërisë është gati 35 % më i ulët krahasuar me personat jo të lumtur dhe që kanë shqetësime konstante.
Hulumtimi, i cili është publikuar në PNAS, është kryer në Angli, mbi një kampion prej 3 mijë e 853 personash.
Për tu theksuar është se personat e marrë në ekzaminim ishin me moshës 52 dhe 79 vjeçare.
Duke përjashtuar faktorët si mosha dhe stili i jetesës, ka dalë në pah se personat më të lumtur kanë regjistruar një përqindje vdekshmërie inferiore, me gati 35%.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›