E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mikro-kamera për të rikthyer shikimin

Itali, 4 nëntor NOA - Një person i verbër tashmë mund të shohë të paktën vetëm hije dhe ko falë një impianti që është krijuar për herë të parë në botë.
Është një protezë shumë e vogël e cila bazohet në elektroda mikroskopike, të cilat janë të lidhura me mikro-telekamera.
Një ndërhyrje e tillë ka përfunduar me sukses tek një pacient i cili kishte një pigment në retinë dhe si rrjedhojë kishte humbur dhe shikimin.
Lajmi është njoftuar nga spitali universitar i Pizas.
Eksperimentimi që ka qenë precedent i këtij operacioni të arritur me sukses duhet theksuar se ka zgjatur 9 vite.
r.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›