E Diel, 1 Nëntor 2026

Lunacek Heqja evizave per Kosovenvaret nga qeveria e re

PRISHTINE- Raportuesja e Parlamentit Evropian PE per Kosoven Ulrike Lunacek ka thene se pret qe zgjedhjet ne Kosove te jene te lira dhe demokratike dhe pa manipulime ndersa pohon heqja e vizave per kosovaret do te varet prej qeverise se ardhshme.

Une nuk jam e gatshme te flas per data te caktuara. Kjo varet prej qeverise se re se sa shpejt do ti zbatoje keto kerkesa. Ndersa ne europarlamentaret duhet te bindim qeverite tona qe udhetimi i lire dhe pa viza i qytetareve te Kosoves eshte i mire dhe domosdoshem ka thene Lunacek ne nje interviste per Deutsche Welle.

Sipas Lunacek deri ne liberalizimin e vizave Kosova duhet ti plotesoje edhe disa kushte ndersa dialogu eshte vetem fillimi qe nuk do te thote se menjehere do te vije edhe liberalizimi. Duhet te plotesohen kushtet si perpilimi i regjistrave funksionale civile dhe krijimi i kushteve per dhenien e pasaportave biometrike. Por kushti i pare i percaktuar prej BE-se me te cilin une dhe ekologjistet ne PE nuk jemi dakord eshte riatdhesimi i azilkerkuesve dhe emigranteve te cilet jetojne ne menyre jolegale ne keto vende. Per krijimin e kushteve per kthimin e tyre Qeveria e Kosoves ka marre kete vit gjysme milioni euro. Per vitin e ardhshem jane ndare edhe 35 milione euro tjera. Kjo ndoshta nuk mjafton qe do te thote se ka nevoje per ndihma te tjera prej BE.
m.a/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›