E Diel, 1 Nëntor 2026

140 police te angazhuar ne operacionin 147Sim to Sim148

Nga Express me 09 dhjetor 2010 ne ora 1528

Me shume se 140 zyrtare policore jane angazhuar ne nje operacion te gjere bastisjesh qe ka nisur sot ne mengjes ne dhjetera lokacione ne gjithe Kosoven kunder aktiviteteve te kunderligjshme 147Sim to Sim148 qe i kane shkaktuar miliona euro humbje PTK-se.

Deri rreth mesdites jane kontrolluar me shume se 30 lokacione te ndryshme ne rajonet Prishtine Mitrovice Gjilan dhe Peje me c146rast jane konfiskuar pajisje te ndryshme te teknologjise informative si dhe gjera te tjera qe dyshohet se jane perdorur per te mundesuar aktivitetin e kunderligjshem 147Sim to Sim148.

Aksioni ka pasuar hetimet disamujore te kryera nga Drejtoria per Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka njoftuar Policia e Kosoves nepermes nje komunikate shtypi.

147Ne kete operacion qe eshte ne zhvillim e siper jane angazhuar mbi 140 zyrtare policore perfshire edhe ata nga njesitet e specializuara te PK-se si Forensika Teknologjia Informative Njesitet Speciale Operative etj148.

Bastisjet jane ndermarre me urdherese nga Gjykata e Qarkut ne Prishtine. Rreth ores 14 operacioni ishte ne zhvillim e siper. Policia thote se do te shpalose detaje te tjera pas perfundimit te operacionit.

Me terminimin e trafikut te telefonise apo sic njihet me 147Sim to Sim148 dyshohet se deri tani PTK-se i jane shkaktuar deme ne miliona euro.

Sistemi SIM to SIM mundeson komunikimin telefonik ne ate menyre qe rrjeti nderkombetar telefonik mes dy shteteve zevendesohet plotesisht me komunikim nepermjet rrjeteve ilegale. Kjo vjedhje realizohet nepermes te ashtuquajturve 147Sim Boxe148.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›